Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një video për të treguar transformimin që ka pësuar Tirana gjatë këtyre 9 viteve. Në postimin e tij ai kujton ndryshimet që ndodhën në Unazën e Vogël duke theksuar se shumë nga dyshimet dhe kritikat e dikurshme tashmë janë harruar.
“E mbani mend si ka qenë Unaza e Vogël para se të transformohej ashtu siç është sot? Po pallatin e “INSIG-ut”? Po llafet e llogjet që u thanë asokohe për projektin? Kanë kaluar 9 vjet nga dita kur e kemi mbaruar këtë punë dhe jam i bindur se tani, të gjithëve na duket sikur ka qenë gjithmonë kështu. Llafet i kemi harruar, domosdo, se ato nuk i mban mend kush.Tani shikojini këtë video dhe rifreskoni pak kujtesën se sa shumë ka ndryshuar Tirana. Të gjitha këto i kemi bërë bashkë”, shkruan Veliaj.
https://www.facebook.com/share/v/16iCFJZUhn/?mibextid=wwXIfr