Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, njëherësh aktor dhe regjisor, disa ditë pasi pranoi publikisht divorcin me ish-bashkëshorten, regjisoren Ajlin Petrela pas 14 vitesh martesë, ka filluar të zbulojë më tepër detaje mbi jetën e tij private.
Në një intervistë të dhënë së fundmi ka Isai ka konfirmuar se ndarja ka ndodhur para 2 vitesh dhe se ka qenë një vendim i drejtë për t’u marrë, pa dhënë detaje më tepër.
“Unë nuk jam prifti i Kolonjës, por kryetari i bashkisë. Nuk ka ndarje që nuk është e vështirë, jam në një paqe fantastike me veten dhe mendoj se është një nga vendimet e drejta që kam bërë në jetë.
I vetmi moment i vështirë është përshtatja me nocionin e një familjeje të re, që vajzat duhet të ndajnë kohën me nënën e tyre dhe mua. Proces që ka vështirësitë e veta. Nuk di të shpjegoj ndjesitë e para dy viteve, por është një shkallë që ti e bën edhe ecën. Arsyet e divorcit, është një kapitull që nuk dua të rimbush portalet. Besoj se ka qenë vendimi më i drejtë që kemi marrë, sepse kur një gjë nuk funksionon, nuk funksionon”, tha ai.
I pyetur për një status në rrjetet sociale bërë pak kohë më parë nga ish-bashkëshortja e tij, ku shkruante se “është e vështirë të bësh dhe gruan dhe burrin” duke nënkuptuar se ai nuk ishte prezent në jetën e vajzave, Isai iu përgjigj: Nënën e fëmijëve të mi do ta respektoj si nënën e fëmijëve të mi dhe nuk do të bëjë kurrë një koment për të. Sa i përket kujdesej për fëmijët, marrëdhënia me vajzat është përtej ditëve të përcaktuara nga Gjykata, edhe kuota mujore është përtej. Fëmijëve nuk u kemi shpjeguar një nocion të divorcit, por që do kemi dy shtëpi, me mamin dhe babin, në evente të shkollës mundohemi të jemi të dy.
Surpriza ishte se Isai ka pranuar se është në një lidhje të re romantike.
“Kam një romancë të re, kam një jetë të re në jetën time”, tha Erion Isai.
Isai u pyet edhe në lidhje me komentet mbi orientimin seksual, të cilave iu përgjigj: Unë i jap llogari personit tim të zemrës dhe askujt, nuk më intereson. Më është dukur një qelbësirllëk në përgjithësi. Nuk më bën përshtypje, një kazan i madh që nuk më bën përshtypje.