Roja Revolucionare e Iranit ka deklaruar se ka sulmuar qendrën e agjencisë izraelite të inteligjencës ushtarake, të njohur si Mossad, në qytetin Herzliya, në Izraelin qendror.
Sipas raportimeve, shpërthime të mëdha janë dëgjuar në qytet këtë mëngjes, ndërsa imazhe nga vendi i ngjarjes tregojnë një re të madhe tymi që ngrihej nga një ndërtesë.
Ekipit tonë nuk iu lejua të afrohej pranë vendngjarjes, pasi autoritetet lokale deklaruan se zona i përket ushtrisë, pa dhënë sqarime të mëtejshme.
Raportime të tjera tregojnë për një krater të madh të krijuar në afërsi të selisë së Mossad-it, çka tregon për fuqinë e goditjes. Irani pretendon se ky ishte një veprim hakmarrës ndaj operacioneve izraelite kundër objektivave iraniane dhe zyrtarëve ushtarakë të tij.
Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për përmasat e dëmit apo për vërtetësinë e pretendimeve iraniane.