Granit Xhaka afrohet më shumë me Milan. Mesfushori me origjinë shiptare i ka thënë “po” Igli Tares, që tani duhet të bëjë të njëjtën punë bindëse me Bayer Leverkusen, për të finalizuar transferimin.
Futbollisti 32 vjeçar është i zgjedhuri i trajnerit Masimilliano Allegri për vizinin që ka për lojën dhe eksperiencën e gjatë të akumuluar dhe për të cilën Milan ka shumë nevojë.
Sipas mediave italiane, Xhaka ka folur me Taren duke u shprehur I gatshëm për të përqafuar projektin, ndërsa tani drejtori sportiv kuqezi duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve me klubin gjerman.
Leverkusen është komod në pozicionin e tij, pasi kontrata e lojtarit skadon në qershor të vitit 2028. Gjithsesi, kjo pengesë nuk është pakalueshme për shkak të interesave të përbashkëta të palëve.
Me dëshirën e Xhakës, Milan është gati të paguajë 10 milion euro dhe të fusë në tratativa edhe Malik Thiaë, mbrojtësi që pëlqehet shumë nga klubi gjerman.
Duke qëndruar në raportimet që vijnë nga përtej Adriatikut gjithçka mund të mbyllet në 48 orët e ardhshme. Përveç Xhakës, Tare vazhdon punën për të sjellë te Milan një tjetër lojtar me origjinë shqiptare.
Ai është Ardon Jashari, edhe ky me origjinë shqiptare dhe zëvendësuesi i Xhakës në kombëtaren e Zvicrës. Vetëm 22 vjeç, ai konsiderohet një talent i vërtetë, ndërsa Club Brugge që ka kartonin e tij kërkon 35 milion euro. Një shifër e rëndësishme, por që Milan beson se mund të ulë ndjeshëm pretendimet financiare të klubit belg.