SPAK ka goditur një grup kriminal të tafikut të drogës nga Amerika Latine, ndërsa lëshoi 13 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë policie.

Gjatë aksionit të SPAK në Shkodër u arrestuan 8 persona, ndërsa në kërkim u shpallën 5 të tjerë. Raportohet se mes personave të shpallur në kërkim është edhe ish-oficeri i policisë, Erion Dani.

Ish-zyrtari i bluve, Erion Dani ka ushtruar detyrën e shefit të krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë, por është larguar nga policia.

Vendimi mësohet se aksioni eshte ne vazhdën e operacionin “Ura”. Grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine, janë disa raste te trafikimit të drogës nga 850 deri në 1000 kilogram.

Aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit, ndërsa urdhrat janë firmosur nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi. Goditja e grupit kriminal ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc.

Kujtojmë se kreu i PD-së Sali Berisha e ka përmendur më herët Erion Danin ku ka denoncuar në vitin 2019 se në Komisariatin numër 4 në kryeqytet punonjë agjentë që janë të skeduar nga policia dhe nuk kanë çertifikatën e sigurisë.