Në kuadër të aksionit të nisur nga Qeveria Shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, OSHEE thotë se është e vendosur për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët institucionale.

OSHEE, bënë të ditur se është angazhuar për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtimet që nuk përmbushin kriteret ligjore.

Vëmendje e veçantë sipas OSHEE do t’u kushtohet kërkesave për lidhje të reja, me qëllim që të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin.

Në njoftim thuhet se, OSHEE nuk do të pranojë kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje ndërtimi ose që nuk kanë zbatuar kushtet e lejes ndertimit. OSHEE thotë se mbetet e angazhuar të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe të kontribuojë për një mjedis të ndërtuar të sigurt, të ligjshëm dhe në shërbim të qytetarëve.