Nëse doni të ndërtoni Shtetin e së Drejtës dhe demokracinë luftoni e mundni bajraktarizmin në çdo formë të shoqërisë duke përfshirë edhe Politikën! Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë e të ngjashme me atë që Ataturku bëri në Turqi! Pa modernizuar konceptet bazë të shoqërisë dhe politikës nuk mund të bëjmë asgjë të gjashme!
Komunizmi e pengojë deformimin e shoqërisë dhe po ashtu me Luftën e Klasave e forcojë edhe më shumë bajraktarizmin duke e shëndruar nga ajo që lidhej me pronën dhe prestigjin e burrnisë e krijojë bajraktarizmin komunist!
Pra, e bëri bajraktarizmin nga shoqëror në politikë! Këtë e mbajtën të pandryshuar edhe pas viteve ’90! Liderët politik e pas viteve ’90 e forcuan edhe më shumë bajraktarizmin politik duke e indetifikuar me kultin e individit!
Bajraktarizmi politik e ka zhveshur qytetarin nga çdo të drejtë pa folur për privilegje! Ligjet bëhet nga politika! Shumica politike shpesh nuk përfaqëson e mbron interesat e shumicës të qytetarëve! Kuvendi është kthyer një sallë e mbushur me kartona që ligjet diktohen e bëhet nga interesa të mirëfillta politikën qytetari shqiptar është ndër të vetmët që guxon as të drejtën e Referendumit!
Çështja e pronës mbetet plaga më rëndë e vendi! Puna mbetet një privilegj i lidhur ngushtë me bajraktarizmin politik! Nuk ka mbetur gjë tjetër që edhe drejta e jetës të konsiderohet privilegj politik!
Në fakt nëse qytetarit i heq të drejtën e shenjtë të pronës e të punës, në fakt i ke hequr edhe të drejtën për jetën! Sepse, një jetë pa provë e punë, nuk është gjë tjetër veçse një version i skllavërisë moderne!
Qytetarët kanë kushte të ngjashme me skllavërinë e dikurshme e skllavopronarët janë politikanët që gëzojnë të drejta e privilegje në emër të tyre nën imunitetin e pushtetit politik.