Zgjedhjet lokale të këtij viti pritet të jenë ndër më të ashpërit që janë zhvilluar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë, portali TetovaSot ka mësuar ekskluzivisht nga burime të sigurta përmbajtjen e anketës së fundit të realizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) me seli në SHBA.
Sipas të dhënave nga kjo anketë:
Fronti Kombëtar (BDI, ASH-Taravari dhe ASH-Sela) rezulton me 14% mbështetje në nivel kombëtar.
VLEN, bashkë me të gjitha subjektet e përfshira, renditet me vetëm 5% përkrahje.
Burimet e TetovaSot bëjnë me dije se anketa është zhvilluar në terren, me 1,200 persona të intervistuar, gjatë periudhës maj – qershor 2025.
Ajo që vlen të theksohet është se anketa i është prezantuar të gjithë partive dhe liderëve të koalicionit VLEN, të cilët tashmë janë të njohur me rezultatet e fundit të IRI-t./TS/