Arsenali siguron shërbimet e Viktor Gyokeres. Siç raporton Fabrizio Romano, të gjitha palët kanë arritur një marrëveshje dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i kalimit të futbollistit në Londër nga skuadra e Sporting.

Pas miratimit nga lojtari, klubi portugez tani ka dhënë dritën jeshile për transferimin e futbollistit te Arsenali.

Sporting ka pranuar ofertën prej 63.5 milionë eurosh plus 10 milionë euro në bonuse, ndërsa agjenti ka vendosur të ulë komisionin e tij, pikërisht për të lehtësuar marrëveshjen. 27-vjeçari ka realizuar 39 gola dhe ka dhuruar 8 asiste në sezonin e kaluar në kampionat.