Për tifozët dhe për shokët e skuadrës ishte si “fëmija I vogël”.
Nuk mund të thuash se tek Interi nuk e deshën Kristian Asllanin, ndonëse në futboll dashuria është diçka fluide.
Kështu po ndodh tani, ndërsa mesfushori kuqezi duket se e ka nervozuar klubin duke mos pranuar të shkojë në Spanjë, ku Betis I Seviljes e pret me krahë hapur.
Spanjollët ishin gati të kënaqnin lombardët, që kërkojnë 15 milionë euro për kartonin e yllit të kombëtares shqiptare e që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Kristian Kivu.
Inter kërkon fonde për të arritur një marrëveshje me Atalantën për sulmuesin Ademola Lokman, dhe 15 milionë euro do të ishin një ndihmë e madhe.
Veçse, këto para janë për momentin një iluzion.
Asllani dëshiron të luajë në Serinë A, por asnjë klub I elitës në Apenine nuk është gati të kënaqë orekset e milanezëve, dhe në Apiano Xhentile nuk duan që ta japin futbollistin në huazim.
Natyrisht, kohë ka pasi është edhe gushti përpara, veçse një skenar që të kënaqte të dyja palët duket I vështirë për t’u realizuar.
Mesfushori shqiptar nuk do të ketë vend në një repart ku ka shumë lojtar si Çalhanoglu, Fratezi, Barela apo Suçiç, ndërsa drejtuesit si Marota apo Auzilio kanë qenë tepër të qartë.
Për ta, Asllani duhet të gjejë një ekip tjetër.