Aksion bashkia dhe policia zbatim në terren për porositë e lëna nga kryeministri, lidhur me lirimin e hapësirave publike të zaptuara prej kohësh në mënyrë të paligjshme. Ka qenë kryebashkiaku Ermal Dredha dhe drejtori i Policisë Helidon Çela që kanë dalë në terren dhe po ndjekin nga afër zbatimin e masave. Ky aksion është përqendruar kryesisht te parkimet e paligjshme dhe do të vazhdojë çdo ditë deri në rikthimin e hapësirës për qytetarët.
“Normalisht duhej bërë me kohë. Këto janë të mbartura dhe prej shumë vitesh tashmë, por dhe logjika e asaj që po përçojmë gjatë gjithë kohës që duhet të provojmë turizmin dhe Vlorën si destinacion të rëndishëm turistik, prandaj që duhet t’i japim vlerë më të madhe edhe pjesës së hapësirave publike. Të jetë për publikun dhe mos të jetë e zaptuar. Edhe aty ku ka ndodnjë çedencë sa i përket miratimit apo kontratave që mund të jenë dhënë në rrugë të ndryshme gjatë këtyre viteve, do të shikojmë mundësinë që si mund t’i lirojmë me qëllim që t’ia kthejmë përsëri komunitetit. Kundërshtime dhe mund të ketë, por ne do zbatojmë ligjin, sa i takon ligjit dhe aty ku duhet bërë një fare negociate me banorët aty ku ka uzurpim territori, ne duhet të gjejmë mundëisnë që si ta zgjidhim këtë problemtikë me qëllim që të hapet hapësira publike”,- tha Dredha.
“Tani e shikojmë më të arsyeshme që të marrim masa konkrete për të bërë diçka. Nuk ka lidhje me deklarata”,- tha Dredha.
“Unë e kam kërkuar dhe më parë, dhe në janar, dhe në mars e kam bërë diçka të tillë sepse këtë e kam bërë edhe për të motivuar të gjithë drejtorët e bashkisë që të ma përkthejnë me punë. Kur them të ma përkthejnë në punë, t’ia përkthejnë komunitetit në radhë të parë. Nuk ka patur ndonjë hezitim nga kryetari i bashkisë të heqë apo të mos heqë drejtorë nga puna, por ne duhet të gjejmë njerëz më të motivuar dhe më të përgjegjshëm që ta bëjnë atë punë me pasion”,- tha Dredha.