44 milione euro do të jetë financimi i Bashkimit Europian për Shqipërinë në kuadër të instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit IPA III. Programi është publikuar në fletoren zyrtare dhe synon një plan operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, për periudhën 2024–2027.
Programi Operacional synon të avancojë përpjekjet e vendit për të vijuar më tej procesin e digjitalizimit RRITJEN E SIGURISE KIBERNETIKE SI DHE ,të mbështesë reformat sektoriale dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë BE-së.
Programi Operacional është në përputhje me politikat kryesore të BE-së për Agjendën Digjitale.po ashtu parashikohet më tepër mbështetje në avancimin e përfshirjes sociale të komuniteteve me të ardhura të ulëta, dhe të pakicave rome dhe egjiptiane. Investimet synojnë të mbështesin digjitalizimin e të dhënave shëndetësore dhe krijimin e sistemeve, që mundësojnë aksesin e tyre të sigurt nga qytetarët. Nëpërmjet aksesit online për informacionin e të dhënave të pacientit, synohet të shmangen testet ose trajtimet e panevojshme dhe do të përshpejtohet ofrimi i trajtimit ose procedurave të shpejta apo urgjente.Po ashtu n dërhyrja në fushën e edukimit digjital parashikon financim në zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021–2026, duke mbështetur përmirësimin e zhvillimit profesional, reformën e kurrikulave të orientuara drejt TIK-ut, si dhe trajnimin e mësuesve mbi aftësitë digjitale.