Presidenti i Republikës, përcolli një urim për 4 Korrikun, 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për të qëndruar të bashkuar e për të forcuar këto lidhje.
“Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”., shkruan Begaj në X.