Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një proces të nxitur më shumë nga inati personal i ish-ministrit Fatmir Xhafaj sesa nga drejtësia e mirëfilltë.

Sipas saj, dënimi i Salianjit nuk përfaqësonte një veprim të drejtësisë së pavarur, ndërsa theksoi se GJKKO nuk ka pasur asnjë rol në lirimin e tij.

Gjikondi kritikoi gjithashtu faktin që figura të rëndësishme si Ilir Meta, Erion Veliaj dhe Lefter Koka ndodhen ende jashtë burgut, ndonëse ndaj tyre ka hetime për vepra penale të rënda, duke theksuar nevojën për barazi përpara ligjit. Sa për Sali Berishën Gjikondi tha se ai “nuk zhgënjen kurrë”, sipas saj ai është njeriu më antishtet dhe antiligj.

“Gjyqi ndaj Salianjit ka qenë më shumë një këmbëngulje personale e zotit Xhafa. Nuk është se është Salianji është kampion i falsifikimit apo mashtrimit, mendoj se zoti Xhafa me personat qe ka arriti që të dënonte Salianji. Ishte më shumë një inat i Xhafës se sa një ndëshkim i mirëfilltë i drejtësisë. Nuk ka pasur GJKKO asnjë ndikim në lirimin e tij. Të mos harrojmë që Meta, Veliaj, dhe Lefter Koka që kanë kërkuar lirim, kanë qenë dhe janë në hetim, nuk janë mbyllur dosjet. Veprat penale për të cilat ata akuzohen janë të rënda, duhet të mësohemi me ata që janë brenda dhe të gjithë duhet të jenë brenda. Shqipëria për këtë ka vuajtur, që njerëzit më të korruptuar kanë qenë jashtë, të gjithë duhet të jenë brenda. Berisha nuk zhgënjen, është njeriu më antishtet. Berisha është gjithmonë me antiligjin”, tha Gjikondi.