Tensionet në zonën e Tethit vijojnë të përshkallëzohen ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po çon përpara aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje.

VoxNews ka siguruar videon e momentit ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me molotov fadromën e IKMT?së, ku ishte i hipur edhe drejtori i Zbatimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Metaj.

Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit rrethuan zonën dhe kanë nisur kërkimet për autorët e dyshuar./VOXNEWS