Duket se Shqipërisë do t’i shtohet edhe një turist i ri, deputeti britanik Nigel Farage. Së paku kjo është lënë të kuptohet nga debati në distancë mes këtij të fundit dhe kryeministrit Rama.
Ishte vetë Farageai që pranoi sfidën e kryeministrit Rama për të vizituar Shqipërinë, në atë që Rama e quan si një përpjekje për t’i ndryshuar mendjen politikanit britanik.
VIDEO/ Re të mëdha tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej shumë orësh
Por Farage pavarësisht pranimit të ftesës nuk lëvizi nga deklaratat e tij të mëparshme ku tha se një në 50 shqiptar në Britani është në burg.
Por si qëndron e vërteta me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe?
Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjej avokati shqiptar në Londër, Saimir Kumrija, i cili në një intervistë për “Ora News” u shpreh se është e nevojshme një ristrukturim i normativës britanike duke ulur pragun financiar, në mënyrë që familjet të mos ndahen nga të dashurit e tyre.
“Ose partneri apo partnerja të mos ndahen nga fëmijët e tyre. Pra do të duhej të jepeshin më shumë liri veprimi në procedurat ligjore që një familje të bashkohet, sepse duke bërë këtë ata patjetër do të ndalen nga dëshira apo manovra për të udhëtuar dhe për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale për t’u bashkuar me familjarët e tyre”, u shpreh avokati Kumrija.
Cilat janë arsyet kryesore që i çojnë shqiptarët të kenë konflikte me ligjin në Britani?
“Arsyet kryesore pse shqiptarët bien dhe kanë probleme me ligjin janë pikërisht të rinjtë që kanë ardhur ilegalisht dhe rekrutohen nga rrjetet kriminale. Mungesa e dokumentacionit dhe mbrojtja ligjore, presioni për t’i dërguar lekë familjes i bën ata që të ndërmarrin shpeshherë propozime pune që janë jo të rregullta.
Siç dimë pagesat që këta qytetarë paguajnë për të ardhur ilegalisht dhe që janë të detyruar t’i shlyejnë janë tejet të larta. Ndaj ata janë të detyruar të pranojnë angazhime pune në sektore jo të rregullta dhe bien në pranga dhe patjetër që marrin dhe dënimin përkatës, duke qenë se kanë kryer një vepër kriminale”, theksoi avokati.
“ECO-ELB”-it I DEL TYMI/ Flakët përpijnë inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria hap dosje të dytë, nisin hetimet
Si është pritur nga opinioni publik atje ky debat mes deputetit britanik dhe kryeministrit Rama?
“Vetëm në heshtje nuk është . Ka pasur jehonë tejet të lartë. Farrage ka vazhduar një reagim të përditshëm me kryeministrin Rama duke insistuar se 1 në 50 shqiptarë është në burg.
Cilido komunitet që përflitet se ka një përqindje të lartë në burg, patjetër që nuk pritet mirë. Shqiptarët kanë qenë të etiketuar jo vetëm nga Farrage, por ata janë etiketuar më fort edhe nga Suela Braverman, e cila ka qenë më e ashpër ndaj emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Pra, ka një pozicionim negativ ndaj emigrantëve shqiptarë nga ana e politikës britanike, duke i përdorur emigrantët shqiptarë si kauzë për luftën e tyre kundër emigracionit ilegal”, theksoi ndër të tjera avokati Saimir Kumrija.