Një qytetar ka denoncuar përmes një mesazhi shqetësues një rast të uzurpimit të hapësirës publike në zonën “Kodra e Diellit”, konkretisht në rrugën “Bill Klinton”, pranë pallatit të njohur si “Busa”. Sipas denoncuesit, ambientet përreth pallatit janë zënë tërësisht dhe janë kthyer në një parkim të paligjshëm, duke bllokuar edhe hyrjen kryesore të banesave.

“Denoncim. Ka zënë hapësirën publike. E kanë bërë parkim. Kanë zënë shkallët e pallatit. Bashkia asnjë masë.”

Banorët shprehen të irrituar dhe të braktisur nga institucionet. Ata theksojnë se përveç zaptimit të shkallëve dhe rrugicave, mungesa e ndërhyrjes nga Bashkia e Tiranës vetëm sa e ka thelluar problemin.

Kjo situatë tregon edhe një herë mungesën e kontrollit mbi hapësirat publike në lagjet rezidenciale të kryeqytetit. Në mungesë të zbatimit të ligjit dhe të ndëshkimeve konkrete, rastet e tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

📍Adresa e problematikës: Rruga “Bill Klinton”, kur ngjitesh për te “Kodra e Diellit”, pranë pallatit “Busa”.