Një qytetar ka ngritur shqetësimin për një rast të zaptimit të hapësirës publike në qendër të Tiranës, përballë Hotel Austria. Sipas denoncimit të bërë për Lexo.al, pronari i këtij hoteli, Arjan Avllai, ka vendosur një “dok fallco” për të zënë një pjesë të trotuarit apo hapësirës publike që nuk i përket, duke kufizuar qasjen e lirë të qytetarëve.
“Përshëndetje! Doja të bëja një denoncim, pronari i Hotel *** Avllai ka zaptuar pjesën përballë hotelit me dok fallco duke e ditur shumë mirë që është pronë publike, po e postuat do t’jua dimë shumë për nder”, shprehet qytetari në mesazhin e tij.
Rasti ngre sërish pyetje mbi mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse dhe respektimin e hapësirave të përbashkëta në kryeqytet. Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga autoritetet për verifikimin e situatës dhe marrjen e masave ligjore nëse konstatohet shkelje.