Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të çojë për gjykim në themel çështjen penale ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të çojë për gjykim në themel çështjen ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj
Në seancën e të premtes së kësaj jave, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela miratoi kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme më 21 dhjetor 2023, duke pranuar dërgimin për gjykim. Ahmetaj akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjykata urdhëroi formimin e fashikullit të gjykimit në themel, përfshirë aktet e hetimit dhe të seancës paraprake, si dhe depozitimin e vendimit dhe fashikullit në sekretarinë gjyqësore brenda një afati dhjetëditor.
Sipas njoftimit të gjykatës ky vendim është i paankimueshëm.