Në disa media online është vërejtur një ngatërresë e dukshme në raportimet vizuale, ku fotografia e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, është përdorur gabimisht në vend të asaj të prokurores Elsa Gjeli.
Ngjarja ka ndodhur gjatë raportimit të një zhvillimi të lidhur me aktivitetin e prokurores Gjeli, ku në artikuj të publikuar nga disa portale informative është vendosur fotografia e gjyqtares Toska, duke krijuar konfuzion në publik dhe duke ngritur pikëpyetje mbi saktësinë e burimeve vizuale të përdorura.
Megjithëse të dyja mbajnë të njëjtin emër të përbashkët, nuk kanë asnjë lidhje institucionale apo personale me njëra-tjetrën. Elsa Toska është anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2019, ndërsa Elsa Gjeli ushtron detyrën e prokurores në sistemin e drejtësisë./Lexo.al
*Në foto (majtas) Elsa Toska, djathtas (Elsa Gjeli)