Ish kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ka paditur në Gjykatën Administrative të Apelit KQZ-në pas heqjes së mandatit.

Në shkresë Beleri kërkon: Ndryshimin e vendimit nr. 1878 (80-2025-1895) datë 26.05.2025 të Gjykatës Administrative të Shkalles së Parë Tiranë dhe pranimin e padisë, duke vendosur:

Anulimin e Vendimit nr. 69, datë 05.07.2024 për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionision (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023” të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe të vendimit nr. 20, datë 12.09.2024 të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 9, datë 03.08.2024 depozituar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe nr. 10, datë 04.08.2024 me ankues z. Dhionisios Alfied Beleri. Shpenzimet gjyqësore palës së paditur.

PBDNJ_Ankim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi më 5 korrik 2-24 Fredi Belerit mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, të cilin nuk e ushtroi asnjë ditë.

I dënuar me dy vite për korrupsion zgjedhor nga Apeli i GJKKO, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpalli pavlefshmërinë e mandatit