Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një intervistë për “Sheshi i Dollarit” analizoi paketën e garancisë sovrane, që ka ofruar qeveria shqiptare për të ndihmuar sektorin e bujqësisë.
Sipas saj, kjo paketë ndihme u krijon bizneseve të vogla dhe të mesme të kenë akses në financime, me norma interesi që shkon nga 2-3.5 %. Ajo theksoi se kjo normë interesi është shumë e ulët në krahasim me normën mesatare që ka tregu i kredive në vend.
“Kemi prezantuar kredinë e butë, një kredi që për herë të parë në Shqipëri mundësohet nga bankat e nivelit të dytë në një shumë 250 mln euro dhe që i kontribuon aksesit në financë të gjithë bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri, që në fakt kanë nevojë për një kreditim me një normë më të ulët interesi dhe kjo normë interesi nga BSH dhe bankat e nivelit të dytë u mundësua në 15 janar të këtij viti.
Ka një diapazon nga 2-3.5%, por gjithsesi është një normë interesi shumë më e reduktuar se sa normat mesatar të tregut.
Vetëm për bujqësinë, me mbështetjen të qeverisë shqiptare dhe posaçërisht të kryeministrit Rama, që ka vendosur në foks aksesin në financë, por jo vetëm për të ndihmuar me kredi të butë, sepse fermerët jo gjithmonë kanë gjetur mundësinë për të pasur akses në fanancime për të pasur një financim me norma të reduktuara interesi”, tha ajo.