Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka hedhur në tavolinë një premtim të çmendur për “të kuqtë”. Nëse skuadra arrin të kualifikohet për në fazën e grupeve të UEFA Conference League, shpërblimi që i pret është plot 500 mijë euro!
Burime pranë klubit bëjnë me dije se Demi është i vendosur ta shohë Partizanin mes më të mirëve të këtij kompeticioni dhe për këtë ka motivuar maksimalisht skuadrën me një shumë rekord për standardet e futbollit shqiptar.
Ky gjest i presidentit tregon qartë ambiciet e tij dhe besimin që ka tek ekipi i drejtuar nga Skender Gega.