Gjiganti Google e ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit për tërmete ka dështuar që t’i njoftojë njerëzit në kohën e tërmetit vdekjeprurës që ka ndodhur në Turqi më 2023.
Dhjetë milionë njerëzve brenda 157 kilometrave të epiqendrës do të mund t’iu dërgohej alarmi i nivelit më të lartë – pra një paralajmërim 35-sekondësh për të gjetur diku strehim.
Si përfundim, vetëm 469 persona kanë pranuar këso paralajmërime para tërmetit 7.8 shkallësh të Rihterit.
Google i ka thënë transmetuesit britanik BBC se gjysmë milioni njerëz kanë pranuar paralajmërime të nivelit më të ulët, të cilat janë të dizajnuara për “shkundje të lehta”.
Paraprakisht, ky gjigant teknologjik kishte deklaruar se sistemi ka performuar “mirë”.
Sistemi funksionon në pajisjet Android, të cilat i përdorin mbi 70 për qind e banorëve të Turqisë.