Ish-emisari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me intervistën e ish-presidentit Hashim Thaçit të mbajtur për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Ai përmes një postimi në rrjetin social X, ka theksuar se është e turpshme që Thaçi po vazhdon të mbahet ende në burg, transmeton Klankosova.tv.

Grenell ka rikujtuar poashtu se ishte pikërisht Smith, i njohur sot për hetimet ndaj Donald Trump, ai që e arrestoi Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Uashingtoni po ndërmjetësonte një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është e rrënuar”, ka shkruar Grenell.

Ish-presidenti Thaçi u arrestua vetëm pak javë përpara se Kosova dhe Serbia të nënshkruanin marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në shtator të vitit 2020.