Dashi
Këndvështrimi yt do të vihet në provë nga dikush që ka shumë pushtet. Vetëm pse ky person përpiqet të tërheqë vëmendjen nuk do të thotë se ai ose ajo e di saktësisht se për çfarë po flet. Ji i fortë dhe mos u lëkund.
Demi
Kërko ndihmë nëse ke nevojë. Ndoshta kjo përkthehet në gjetjen e një sekretareje ose një partnereje shtesë në ekipin tënd në punë. Kjo mund të nënkuptojë gjithashtu gjetjen e një pastrueseje ose dadoje në shtëpinë tënde. Sidoqoftë, ke nevojë për mbështetje, prandaj kërkoje.
Binjakët
Ke një plan në mendje që prej një kohe të gjatë. Ke marrë sinjale përreth që konfirmojnë se ky plan është i duhuri. Ajo që duhet të bësh tani është hapi i parë. Çfarë jeni duke pritur ende?
Gaforrja
Një koleg pune ose punëdhënës do t’ju qortojë sot sepse jeni treguar paksa i pamatur. Mos u përpiqni të dilni nga situata me argumente, sepse kjo vetëm sa do ta përkeqësojë konfliktin. Me shumë mundësi, personi me të cilin po grindeni ka të drejtë.
Luani
Shmanguni nga grindjet e vogla sot në mënyrë që të keni një pamje të qartë të situatës. Ka mundësi përmirsimi edhe gjatë një konflikti. Nuk ka rëndësi se kush ka të drejtë dhe kush gabim. Qëllimi është përmirësimi i biznesit tuaj.
Virgjëresha
Bashkohuni me ata që janë në një trend pozitiv dhe në rritje, në vend që ndikoheni nga kritikët, të cilët shohin vetëm vështirësitë e mundshme të një plani dhe që vazhdojnë të jenë tepër kritikë ndaj punës suaj. Nëse kjo do të thotë të ndryshoni punë, atëherë bëjeni.
Peshorja
Asgjë nuk duket se po shkon sipas dëshirës suaj sot. Për ta përkeqësuar situatën, ata që i kundërshtuat hapur disa ditë më parë janë duke patur siukses. Kjo nuk është koha për t’u penduar ose për t’u kthyer pas. Përkundrazi, duhet të qëndroni në rrugën e duhur dhe të besoni se momenti juaj do të vijë shumë shpejt.
Akrepi
Me një planifikim të kujdesshëm dhe minimal, mund ta shndërroni një ide të vogël në një fitim të madh. Mundësi të jashtëzakonshme financiare ju presin sot. Kontrolloni dy herë shifrat përpara se të nënshkruani kontratën, por ka shumë të ngjarë që nuk do të humbisni rrugën e duhur.
Shigjetari
Besimi juaj është i fortë sot, prandaj mos lejoni që të tronditeni nga dikush, ndoshta një mashkull i cili mban një ton agresiv ndaj jush. Vetëm pse dikush po tregohet më i sigurt nuk do të thotë se ai ose ajo ka të drejtë. Besojini vetes.
Bricjapi
Mund të ndiheni sikur nuk mund të bëni asgjë siç duhet në vendin e punës. Mos supozoni se jeni fajtorë. Nuk jeni. Mundohuni të qëndroni larg konflikteve në vend që të përfshiheni menjëherë në to.
Ujori
Ëndrrat tuaja të cilat janë zbehur së fundmi do të kenë një fillim të ri sot. Nuk ka asnjë arsye pse të mos krijoni skenarin e përsosur në karrierën tuaj. Punoni drejt këtij skenari të përsosur në vend që të kënaqeni me dicka mesatare.
Peshqit
Rreziqet e ndërmarra janë çelësi i suksesit tuaj sot. Keni potencialin të bëni shumë për veten tuaj. Mos e nënvlerësoni fatin tuaj të mirë. Nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të vendit të punës.