Nga Dr.Drita Avdyli/

Tiranë, 12 Korrik 2025

Në Konferencen Shkencore Nderkombetare, “DIALOG dhe JO GJYKATA”, Drita Avdyli si drejtuese, me një ceremoni zyrtare dhe pjesëmarrjen e gjerë të përfaqësuesve të qeverisë, drejtësisë, biznesit dhe organizatave ndërkombëtare, tregon se Shqipëria hap per here te pare Institucionin e Përhershëm të Arbitrazhit (IPA), të parin e këtij lloji në vend, duke shënuar një etapë të re për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve tregtare dhe civile dhe nje revolucion në zbatim të Ligjit nr. 53/2023 “Për Arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë”, Institucionin e Përhershëm të Arbitrazhit (IPA) vjen si një përgjigje konkrete ndaj nevojave të komunitetit të biznesit për një sistem arbitrazhi modern, të pavarur dhe efikas, në përputhje me standardet ndërkombëtare por si nje garanci e re për investitorë te huaj dhe shqiptar.

Një mekanizëm ligjor i besueshëm për bizneset shqiptare dhe të huaja
Tani Mosmarrëveshjet Tregtare nuk shkojnë më në gjykatë – Arbitrazhi merr frenat, Institucioni i Përhershëm të Arbitrazhit (IPA) do të funksionojë si një forum i pavarur për zgjidhjen e konflikteve të lindura nga kontrata tregtare dhe investime, duke ofruar garanci për paanësi, profesionalizëm dhe respektim të të drejtave të palëve. Me arbitrat shqiptar dhe nderkombetare. Vendimet e tij janë të detyrueshme dhe të ekzekutueshme, sipas procedurave të parashikuara në ligjin shqiptar dhe konventat ndërkombëtare ku Shqipëria është palë, përfshirë Konventën e Nju Jorkut (1958) për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit të huaj.
Drejtori i Institucionit të Përhershëm të Arbitrazhit, znj. Drita AVDYLI, deklaroi gjatë ceremonisë:
“Ky Institucion është ndërtuar mbi themelet e sigurisë juridike, transparencës dhe profesionalizmit. Objektivi ynë është që çdo biznes, vendas apo i huaj, të ndjejë se Shqipëria ofron kushte të barabarta dhe të sigurta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.”

Përmirësim i klimës së investimeve dhe konkurrueshmërisë ekonomike
Përfaqësues të huaj të komunitetit diplomatik, të pranishëm në inagurim, theksuan rëndësinë e një institucioni të tillë për rritjen e besueshmërisë së Shqipërisë në sytë e investitorëve të huaj. vlerësuan inisiativën si një hap drejt afrimit të Shqipërisë me standardet e BE-së dhe të UNCITRAL-it (Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Tregtare Ndërkombëtare). Në fjalën e tij përshëndetese, Z Mauro Rubino-Sammartano, President i Gjykates europiane te Arbitrazhit dhe Ndermjetesimit, ku IPA u pranua si Anetare me te drejta te plota, e cilesoi si Strehe për Investitorët e huaj dhe shqiptare, si nje frymarrje e re per Zgjidhje për Biznesin Arbitrazhi do marr jetë në Shqipëri, sepse Zgjidhjet që Vijnë pa Gjykatë: Arbitrazhi i Përhershëm garanton klimë të re për biznesin, Shqipëria i jep Arbitrazhit peshën që meriton: Një institucion për besimin dhe zhvillimin. Ndersa Zevendesministri i Drejtesise z Tedi Dobi e pershendeti kete inisiative te re duke permbushur detyrimet ndaj hapit te fundir drejt Familjes Europiane.

Një thirrje për besim dhe përdorim aktiv
“Krijimi i një Institucioni të Përhershëm të Arbitrazhit nuk është vetëm një akt simbolik institucional, por një ftesë për bizneset që të përdorin këtë instrument të ri për të zgjidhur konfliktet në mënyrë më të shpejtë, më profesionale dhe më të lirë. Ligji nr. 53/2023 u njeh palëve lirinë për të përzgjedhur arbitrat, vendin e arbitrazhit dhe gjuhën e procedurës – një fleksibilitet kyç për marrëdhëniet komplekse tregtareështë një mesazh pozitiv për investitorët ndërkombëtarë. Ai jep garanci se mosmarrëveshjet mund të trajtohen në mënyrë të drejtë, transparente dhe brenda afateve të arsyeshme, me nje liste Arbirazh te mire trajnuar sipas trandarteve bashkohore, të cilët mund ti gjeni në : www.arbitrazhi.gov.al”, theksoi znj AVDYLI.
Nga ana tjetër “Kjo është një ditë e rëndësishme për sipërmarrjen shqiptare pasi IPA i jep fund vonesave të gjata nëpër gjykata dhe krijon një mekanizëm të besueshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kontraktore, jasht proceseve burokratike gjyqësore por ul ngarkesat ne dyert e gjykatave”
Fleksibilitet dhe transparencë proceduriale
IPA do të funksionojë me rregullore të miratuara në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke u ofruar palëve:
• lirinë për të zgjedhur arbitrat dhe gjuhën e procedurës,
• transparencë në tarifat dhe kohëzgjatjen e shqyrtimit,
• zgjidhje më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme se sistemi gjyqësor tradicional,
• përparësi në mbrojtjen e konfidencialitetit të biznesit.
Një ftesë për përdorim aktiv nga komuniteti i biznesit
Autoritetet e drejtësisë alternative dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë bënë thirrje që ky mekanizëm të përdoret gjerësisht nga palët private dhe institucionet publike, si mënyrë efikase për të shmangur proceset gjyqësore të zgjatura. Kjo iniciativë është gjithashtu në linjë me strategjitë e BE-së për promovimin e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve (ADR) dhe pjesë e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me acquis communautaire.

Në Përfundim: Arbitrazhi merr formë institucionale në Shqipëri
Me krijimin e Institucionit të Përhershëm të Arbitrazhit, Shqipëria i bashkohet vendeve që e trajtojnë seriozisht sigurinë ligjore në raportet ekonomike. Ky zhvillim nuk është vetëm një përmirësim teknik, por një sinjal i qartë i angazhimit të shtetit për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të garantuar një klimë të qëndrueshme për investim duke theksuar avantazhet e tij,theksoi znj Julinda Mancaku tani ne ne kohen e teknologjise.
Konferenca Shkencore Nderkombetre ne fund nxorri :
Konkluzionet:
• Arbitrazhi përfaqëson një mjet të fuqishëm të autonomisë private, por zhvillohet brenda një sistemi të garantuar nga shteti.
• Ligji shqiptar ka bërë hapa të rëndësishëm drejt balancimit të kësaj marrëdhënieje, por ende kërkohet maturi institucionale në zbatimin praktik.
• Kufiri ndërmjet juridiksionit publik dhe autonomisë private është dinamik dhe kërkon rregullim të kujdesshëm.
dhe Rekomandimet :
1. Trajnim i gjyqtarëve dhe avokatëve për të kuptuar natyrën dhe kufijtë e arbitrazhit;
2. Zbatimi rigoroz i standardeve ndërkombëtare për të shmangur ndërhyrjen e pajustifikuar të gjykatave;
3. Promovimi i arbitrazhit institucional, sidomos përmes Institucionit të Përhershëm të Arbitrazhit;
4. Zhvillimi i një jurisprudence të qëndrueshme për të rritur sigurinë ligjore;
5. Mbikëqyrje dhe raportim periodik nga Ministria e Drejtësisë, për të vlerësuar zbatimin e ligjit dhe për të përmirësuar më tej kuadrin rregullator.