Vazhdon saga midis Milan dhe Club Brugge për Ardon Jasharin. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mesfushori me origjjinë shqiptare i ka përsëritur vazhdimisht drejtuesve të klubit belg se dëshiron të transferohet në Milano.
Kjo dëshirë mund të ndihmojë në mbylljen e marrëveshjes, por nuk është e thënë për një fund të lumtur, pasi nuk duhen lënë mënjanë kërkesat e Club Brugge.
Për ta lënë Jasharin të largohet, Brugge kërkon hiç më pak se 40-milionë euro. Megjithatë, italianët nuk shkojnë më shumë se 37 milionë euro në total, duke përfshirë 32 milionë euro në kompensim fiks, 3 milionë euro në bonuse të lehta dhe 2 milionë euro në bonuse totale.
Një hendek që nuk është i madh, por është ende aty, dhe të dy palët nuk janë të gatshme të bëjnë përpjekje për t’u afruar.