Një zjarr I madh që po përhapet me shpejtësi ne juglindje të ishullit Grek të Kretës. Flakët kanë detyruar ekipet e emergjencave civile të evakuojnë mbi 1500 persona nga hotelet dhe shtëpitë pranë zonave bregdetare.
Sipas Departamentit të Zjarrfikëses, 230 zjarrfikës dhe 10 avionë që hedhin ujë nga ajri janë angazhuar për të përballuar flakët që po shkrumbojnë pyje dhe toka bujqësore. Autoritetet bregdetare njoftuan se dy persona u evakuuan me varkë gjatë natës, ndërsa gjashtë mjete lundruese private janë në gatishmëri për evakuime të mëtejshme nga deti.
“Situata është shumë e vështirë. Zjarri është jashtë kontrollit për momentin,” deklaroi Nektarios Papadakis, zyrtar për mbrojtjen civile në autoritetin rajonal, për Associated Press.
Banorët dhe turistët e evakuuar janë strehuar përkohësisht në një palestër basketbolli dhe në hotele të zonave të tjera të ishullit. Zjarri ka djegur disa banesa, ndërsa flakët janë përhapur në pyje kodrinore duke kërcënuar edhe zona të banuara.
Autoritetet u kanë dërguar banorëve sinjalizime emergjente në telefon për tu lagruar nga zona dhe të mos kthehen për të shpëtuar pronat e tyre. Qindra persona janë trajtuar për probleme me frymarrëjen, por nuk ka raportime për persona të lënduar rëndë. Zona më e prekur ndodhet pranë resorteve turistike Ferma dhe Achlia në juglindje të Kretës, ku rrugët bregdetare janë mbushur me makina emergjente dhe cisterna uji. Gjatë natës, qielli u mbulua nga retë e hirit dhe tymit, ndërsa flakët kapërcyen kreshtat kodrinore.
Shërbimi Zjarrfikës paralajmëroi se rreziku për zjarr vijon të jetë shumë i lartë në Kretë dhe në disa pjesë të Greqisë jugore. Vendi përballet rregullisht me zjarre gjatë verës për shkak të motit të nxehtë dhe të thatë.