“Në Spitalin Memorial, Fier, u realizua me sukses kranioplastika e parë, një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru.Pas 6 muajsh pritjeje dhe përkujdesje të vazhdueshme, pjesa e munguar e kraniotomisë iu vendos sërish pacientit, i cili tashmë ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore
Mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr.Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, Dr. Xhesika Hoxha dhe infermieren Fjorida Ago”, shkruan Rama në Facebook.