Ishte vetëm një metafore, por Shqipëria vërtet nuk bëhet. Edhe negociata e fundit mes Lapajt dhe Shabanit për mandatin e deputetit ka dështuar.

Daja i kreut të Nismës Thurje, Endrit Shabanit, Zeqir Kordhoni i ka kërkuar zyrtarisht KQZ ti japë mandatin e deputetit në listë të mbyllur, e mos marre parasysh letrën e mëparshme të dorëheqjes.
Dështimin e koalicionit e konfirmon vetë i zoti i punës, Adriatik Lapaj.
Ai akuzon drejtpërdrejt Endri Shabanin dhe dajën e tij se duan ta lejnë jashtë parlamentit.

“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem. Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do më ndalojnë mua të shkoj në Parlament.”, ka thënë Lapaj.

Siç e nisen ashtu dhe e bitisen. Në fillim me familjaret në lista për të luftuar sistemin, por prej rastit te Dash Sules u kuptua se Lapaj dhe Shabani nuk kishin shume dallim nga sistemi.

Me siguri ne parlament tashme nuk do hyje as Lapaj, as Shabani e as daja, por Ana Dajko, kandidatja e parë e listës, familjare e Lapajt. Por si Lapaj dhe Shabani iu dorëzuan faktit se ata nuk jane te rinjte qe mund të bëjnë Shqiperine përballe të vjetërve. Do të duhet të presim për të tjerë.