Një tërheqje e papritur në radhët e “Shqipëria Bëhet”, lëvizjes së drejtuar nga Adriatik Lapaj. Azmer Duleviç, një nga figurat publike të përfshira si kandidat në nisje të projektit politik, ka njoftuar largimin nga angazhimi i tij në këtë forcë.
Përmes një deklarate publike në rrjetet sociale, Duleviç thekson se kjo është një zgjedhje personale, që lidhet me një fazë të re në jetën e tij:
“Jam tërhequr nga angazhimi politik me Lëvizjen Shqipëria Bëhet. Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe. Bashkë do të shihemi më të fortë! Ju falënderoj për çdo mbështetje dhe bashkëpunim!”
Lëvizja e Adriatik Lapajt nuk ka bërë ende një koment publik mbi tërheqjen e Duleviç, i cili ishte parë si një nga zërat e rinj me potencial në këtë projekt politik që synon të thyejë status quo-në.
Ky largim vjen në një moment kur “Shqipëria Bëhet” është në proces organizimi dhe strukturimi në nivel kombëtar, ndërsa Lapaj ka paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme me një ofertë të re qytetare.