Në kuadër të riorganizimit të strukturave dhe forcimit të drejtimit në nivel vendor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka emëruar Komisaren Edjona Dano në detyrën e Shefes së Komisariatit të Policisë Kuçovë.

Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të përfshirjes së grave në pozicione drejtuese në polici, një praktikë që më herët ka qenë thuajse e paprekur.

Por ajo që bie në sy është se ky nuk është rasti i parë ku Drejtori Proda i jep vlerë përfaqësimit dhe figurës së gruas në polici. Menjëherë pas marrjes së detyrës, ai emëroi bashkëshorten e një prej dëshmorëve të Policisë së Shtetit në krye të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, një akt me simbolikë të fortë dhe respekt të thellë për sakrificën e familjeve të efektivëve të rënë në detyrë.

Me këto vendime, drejtuesi i Policisë së Shtetit Ilir Proda jo vetëm që shpreh besim te gratë në radhët e policisë, por jep sinjal të qartë se reforma, meritokracia dhe nderimi për sakrificën nuk do të jenë vetëm slogane.

Komisare Edjona Dano eshte emeruar Shefe e Komisariatit te Policise Kuçovë.

Shefi i Komisariatit te Policise Kuçovë Kleant Serdari eshte emeruar Shef i Komisariatit te Policise Mallakaster.
Shefi i Komisariatit te Policise Mallakaster Bledar Metaj eshte emeruar Shef Sektori i Policise Rrugore ne DVP Vlore