Screenshot

Në vijim të monitorimin intensiv në terren dhe verifikimeve që po kryhen me objektiva: konstatimin e rasteve të zënies së kundërligjshme të hapësirave publike, nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore dhe lirimin e këtyre hapësirave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, konstatuan se hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare” ishin zënë në kundërshtim me ligjin.

Hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit.

Në lidhje me këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, shtetasit: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 40 vjeç, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.