Adriatik Lapaj e paralajmëroi dje se Endri Shabani apo daja i tij, Zeqir Kordhoni, nuk do ta gëzonin mandatin e deputetit në Tiranë, që u fitua nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, bashkim i 2 forcave politike që drejtojnë 2 politikanët e rinj.

Kleana Xhuveli, kandidate e Lapajt në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë në Tiranë, e cila është renditur para Zeqir Kordhonit, ka vendosur të tërhiqet nga vendimi i mëparshëm i dorëheqjes.

Ajo ishte e katërta në listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës, teksa më parë kishte kërkuar të tërhiqej.Me anë të një letre, ajo ka shprehur edhe arsyet që e shtynë të ndryshojë mendje.