Është autori i të dy golave tanë në këto eliminatore. Rej Manaj ka një statistikë impresionuese në Kupën e Botës me dy rrjeta në tri ndeshje, e ndoshta kjo ka luajtur një rol për ta bërë një nga lojtarët më të paguar të kombëtares shqiptare.

Sulmuesi 28-vjeçar braktisi Europën për ta vazhduar karrierën në Gjirin Persik, kundrejt një rroge që jepet 2.5 milionë euro në sezon.

Klubi Al Sharjah nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nënkampion në fuqi I vendit, lajmëroi zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me klubin turk, Sivaspor, duke e shoqëruar edhe me një video.

Sipas mediave turke dhe arabe, Al Sharjah pagoi 2 milionë euro për kartonin e Manajt, ndërsa sulmuesi ka firmosur kontratë dy vjeçare, deri në 2027.

Në këtë skuadër është edhe shqiptari tjetër, Feta Fetai, I huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit. Lojtari I Shqipërisë ishte për dy sezone radhazi në Turqi, dhe për Sivasporin pati gjithsej 34 gola e 8 asistë në 63 ndeshje, kryesisht në Superligën turke, por edhe në Kupën e Turqisë.

Në 2024, ai ishte shënuesi I tretë më I mirë I elitës turke, pra Këpuca e Bronzit pas Ikardit e Xhekos. Gjithsesi, raportet e tij me drejtuesit e klubit dhe trajnerit u përkeqësuan derisa erdhi largimi.

Më herët në karrierë, Manaj luajti për Interin, Peskarën, Kremonezen, Pizën e Specian në Itali, për Albaseten, Granadën e Barcelonën B në Spanjë, si dhe për Uatfordin në Angli.

Skuadra e tij e re, Al Sharjah, është më e mira në Emiratet e Bashkuara Arabe, me 6 tituj kampionm 10 kupa e 3 Superkupa, ndërsa këtë sezon do të marrë pjesë në Championsin e Azisë, pasi vjet fitoi Championsin e nivelit të dytë.