Kryeministri Edi Rama një ditë më parë, pas “zhurmës” në qytetin e Vlorës, të gjithë vëmendjen e dërgoi në Theth, në një prej zonave turistike më të lakmuara në vendin tonë, sa i përket natyrës dhe guidave që operojnë në këtë zonë.

Me zë dhe figurë, vetë kreu i qeverisë denoncoi “masakrën” që ishte bërë në “fshatin turistik”, ndërkohë që akuzoi prokuroren Elsa Gjeli se kishte arkivuar denoncimin e Policisë së Shtetit për shtëpizat e drurit në Theth.

Pas akuzave për Gjelin, Rama tha se pronari i këtyre kabinave rezulton të jetë një kriminel i cili nuk mori guximin as të shfaqej në momentin kur dhe punonjësit e IKMT-së zbarkuan në “fshatin e tij” për ta shembur.

“Marinsi” i Suel Çelës, biznesmeni i “Eagle Villas

Pamje nga shtepizat e drurit ne Theth

Ndërkohë, siç raportuam dhe më herët ndërtuesi i këtyre objekteve është Prek Kodra, një emër shumë i njohur për organet ligjzbatuese.  Ai është pronari dhe financuesi i  “Eagle Villas Theth”, teksa nëpër letra “fshihej” pas të mosharës Lene Prroni.

E teksa aksioni në Theth po vijon, më poshtë do të gjeni dhe pamjet e kabinave pa leje të cilat u bënë dhe “molla e përplasjes” mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës. Kabinat në pronësi të Kodrës por u “shkulën” pasditen e së hënës nga IKMT.

“Marinsi” i Suel Çelës, biznesmeni i “Eagle Villas

Pamje nga shtëpizat e drurit ne Theth

“Eagle Villas Theth” janë reklamuar kudo, në të gjitha rrjetet ku turistët mund të kishin mundësinë që t’i prenotonin për të kaluar një natë në malet e Shkodrës dhe kjo e gjitha për një kosto prej 80 mijë lekësh të vjetra.

“Marinsi” i Suel Çelës, biznesmeni i “Eagle Villas

Çmimi per nje nate ne shtepizat e drurit

Sakaq theksojmë se terren për shkëmbejn, por kjo situatë solli edhe reagimin e Prokurorisë së Shkodrës. Kjo e fundit tha se vendimi i prokurores Gjeli është bazuar në ligj pasi strukturat janë referuar nga Policia si kontejner të përkohshëm dhe pa themele, të vendosura jo mbi bazamente betoni. Prandaj për këtë arsye për ngritjen e tyre nuk kërkohej një leje ndërtimi.

“Marinsi” i Suel Çelës, biznesmeni i “Eagle Villas

Pamje nga shtepizat e drurit ne Theth

Kush është Prek Kodra, biznesmeni i shtëpizave të drurit në Theth:

Emri i tij doli te “Metamorfoza”. Asokohe SPAK lëshoi 21 masa sigurie, mes tyre figura të rëndësishme të botës së krimit, por edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë, një avokat dhe dy gazetarë.

Mes të kërkuarve rezulton edhe Prekë Kodra, i njohur si “snajperisti” nga Shkodra, një person me rrezikshmëri të lartë, i dyshuar si i përfshirë në një plan për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sipas dosjes hetimore, plani për eliminimin e Kurtit është zbuluar në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në shtator të vitit 2022.

“Marinsi” i Suel Çelës, biznesmeni i “Eagle Villas

Prek Kodra

Prekë Kodra është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe emri i tij del në përgjimet e aplikacionit të koduar “Sky ECC”, ku janë dokumentuar komunikime të tij me krerë të bandave kriminale në Shqipëri dhe Kosovë. Në përgjime ai del në kontakt me grupin famëkeq “Bajri”, biznesmenin Pëllumb Gjoka, si dhe zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë shefin e operacionales në polici, Oltion Bistri, dhe prokurorin Xhevahir Lita. Megjithatë, në dosjen zyrtare të SPAK, ende nuk është saktësuar roli konkret i Kodrës.

Në një tjetër komunikim të përgjuar, Kodra del në kontakt edhe me kreun e organizatës kriminale të Elbasanit, Suel Çela (alias Marjus Lulaj), i cili e paralajmëron të mos ketë besim te “Bajrat” e Shkodrës.

Sipas hetimeve të bëra me dije asokohe Kodra ishte  “marinsi” i paguar i bosit të Elbasanit, Suel Çelës, për të kryer atentatin ndaj Ardian Çapjas vite më parë. Ai gjithashtu dyshohet edhe për vrasjen e Kastriot Reçit, ngjarje e ndodhur më 7 janar të 2020.

Prekë Kodra kishte bazën në Shkodër, por aktivitetin e tij kriminal e shtrinte edhe në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës./newsbomb.al