Një tjetër rast i uzurpimit të hapësirave publike është goditur nga Policia e Tiranës, kësaj here në zemër të Astirit.
Shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, ndërhynë në rrugën “Teodor Keko”, ku konstatuan se një sipërfaqe publike ishte zënë në mënyrë të kundërligjshme dhe ishte shndërruar në vendparkim automjetesh.
Autori i dyshuar, shtetasi F. M., 54 vjeç, është proceduar penalisht për veprën “Pushtimi i tokës”, ndërsa automjetet e parkuara janë tërhequr nga zona.
Policia thekson se do të vijojë kontrollet intensive për të liruar çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme dhe u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë raste të tilla në numrin 112.