SPAK ka mbyllur zyrtarisht hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Prokuroria e Posaçme do e dërgojë dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme, teksa këtë të martë, pritet të njihet me akuzat e ëma e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.

“Zonja Kryemadhi u paraqit në SPAK. Ajo u shpreh se do të marrë dosjen, për të parë akuzat. Kryemadhi do të njihet me akuzat zyrtare, së bashku me ish bashkëshortin e saj, Ilir Meta. SPAK ka njoftuar se dosja CEZ-DIA dhe lobimi i LSI në SHBA ka përfudnuar. Sot pritet të njihet zyrtarisht me akuzat, Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Bleona Sari.

Meta u hetua nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.