Massimiliano Allegri është prezantuar te Milani 15 vite pasi fitoi trofeun si trajneri i kuqezinjve. Në krah të Igli Tares, drejtorit sportiv të ekipit, Max ka thënë se foli një orë me Igli Taren në telefon dhe u bind për t’u rikthyer në stol.
“Djalli” është kthyer në punë dhe objektivi është përforcimi i ekipit për ndeshjen e parë më 17 gusht në Kupën e Italisë. Max flet edhe për lojtarët që ka në dispozicion, duke i uruar fat Theos në kalimin e tij me Al Hilal në Arabinë Saudite.
“Jam i lumtur që jam këtu, le ta fillojmë këtë aventurë dhe të përpiqemi të marrim pak kënaqësi. Është një klub që e dua shumë, kur Tare më telefonoi isha shumë i emocionuar. Pas një ore bisede vendosëm të fillonim këtë aventurë për të cilën jam shumë i emocionuar.
Keni interes për Vlahovic? Drejtori Igli Tare po kujdeset për tregun e transferimeve, largimet janë ndarë. Kam 25 lojtarë në dispozicion dhe jam shumë i kënaqur me ta. Gjëja e rëndësishme do të jetë të punojmë mirë për të qenë gati për 17 gushtin, kur do të luajmë ndeshjen e parë vendimtare në Kupën e Italisë.
Pa Kupa evropiane – Kur punon te Milani, të gjithë duhet të kesh ambicien për të marrë rezultatet më të mira. Ke nevojë për këtë besim. Nëse jemi të mirë në pozicionet më të rëndësishme, do të kemi një shans. Në këtë moment, nuk ka kuptim të bësh premtime, duhet të jesh përgjegjës, profesional dhe konkret.
Modric – Para së gjithash po presim që ai të mbërrijë, nuk do të mbërrijë para gushtit. Pastaj është Ricci, është Loftus-Cheek, Fofana, Bondo, Musah… Kemi lojtarë të shkëlqyer. Patjetër që do të luajmë me 3, pastaj në varësi të karakteristikave të lojtarëve do të kuptojmë se si t’i vendosim në fushë.
Klubi më i qartë me Taren? Sa i përket asaj që ndodhi deri një muaj më parë, nuk mund të them asgjë. Sigurisht që kam gjetur një klub ku ka qartësi në role, gjë që është e rëndësishme. Tare është një vlerë e shtuar, gjëja e rëndësishme do të jetë që të gjithë të lëvizin në të njëjtin drejtim. Do të duhet të jemi një bllok i vetëm për t’i vendosur lojtarët në kushtet më të mira për të bërë atë që duhet të bëjnë, domethënë, për të na bërë të fitojmë ndeshje.
Çfarë i mungon Leaos? Shpresoj të nxjerr pak më shumë nga ai. Unë besoj te kjo. Ai po hyn në moshën e pjekurisë maksimale, ka të gjitha kushtet për të bërë mirë.
Sa shumë ka ndryshuar Allegri në 15 vitet e fundit? Në atë kohë kisha flokë… (qesh). Padyshim që kam ndryshuar shumë, kam pasur shumë përvoja. Brenda një muaji do të jem 58 vjeç, jam krejtësisht ndryshe nga kur fillova për herë të parë te Milani ose kur fillova te Aglianese. Padyshim që kam qenë me fat në karrierën time; 4 vjet te Milani dhe 8 te Juve më mësuan shumë, ato kanë rritur përvojën time. Por nuk ndalesh kurrë së mësuari, gjithmonë ekziston mundësia për t’u përmirësuar. Por duhet ta dëshirosh”, tha mes të tjerash Max Allegri.