“Takova sot Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e tij Joanin, për një bashkëbisedim të çmuar mbi rëndësinë e aseteve dhe pavarësisë ekonomike në fuqizimin e kapaciteteve misionare.
Midis fjalëve të tij frymëzuese dhe urtësisë, folëm dhe ndamë ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet humane e sociale.
I shpreha gatishmërinë e MEKI dhe vlerësimin për kontributet e derisotshme, duke nisur punën menjëherë për projektet në vijim.
Mes vrapit të përditshëm ishte një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë.” – shkruan Gonxhja në fb.