Ministri i Jashtëm i Polonisë i ka kërkuar Donald Trump të rivendosë dërgesat e armëve kundërajrore në Ukrainë, pas sulmit më të madh ajror të Rusisë deri më tani gjatë luftës.
“President Trump, Putin po tall përpjekjet tuaja për paqe”, thotë Radoslaw Sikorski në X. “Ju lutem rivendosni furnizimet me municione kundërajrore në Ukrainë dhe vendosni sanksione të reja të ashpra ndaj agresorit.”, shtoi ai.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, biseduan për Iranin, Ukrainën dhe çështje të tjera të enjten në një telefonatë “të hapur dhe konstruktive”, tha Kremlini.
Kjo ishte biseda e gjashtë telefonike mes tyre prej se Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë këtë vit.
Trump u tha gazetarëve, para se të nisej për një ngjarje në Iowa, se ai dhe Putini diskutuan si për Iranin, ashtu edhe për Ukrainën, por nuk arritën asnjë përparim.