Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas raportimeve se ka mundësi që avokati i ish-presidentit Thaçi, Luka Misetic, të largohet nga mbrojtja e Thaçit për shkak të mungesës së mjeteve financiare. MD ka thënë se deri më 24 korrik 2025 janë realizuar pagesa të rregullta në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike.

“Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se nga fillimi i procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë e deri më datë 24.07.2025, janë realizuar pagesa të rregullta në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht, në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike.”

Në total janë paguar 32 milionë e 944 mijë e 287 euro e 77 centë, e nga kjo shumë për Thacin janë shpenzuar mbi 5 milionë euro.
MD ka shtuar se pagesat do të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi.

Pertej ketij publikimi behet e ditur ne kjo ministry ka shfuqizuar nenin 11 te udhezimit administrative qe lidhet me mbrojtjen e ish krereve te uck, ku nder te tjera thuhet se ne rast nevoje mund te behet propozim per shtim buxheti.