Të enjten, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të përballet me një votë mosbesimi në Parlamentin Evropian.

Është hera e parë që nga viti 2014 që kreu i këtij Komisionit përballet me diçka të tillë. Mocioni u paraqit nga eurodeputeti rumun i krahut të djathtë, Gheorghe Piperea.

Ndërsa këtë të hënë, Von der Leyen ka mbajtur fjalën e saj para seancës plenare të Parlamentit Europian në Strasburg.

Më një ton të vendosur dhe e qartë në kundërpërgjigjen e saj, von der Leyen, mbrojti reputacionin e saj kundër mocionit të mosbesimit. Ajo e cilësoi këtë iniciativë si një “mashtrim të ekstremistëve”. Po ashtu hodhi sulme edhe ndaj eurodeputetit rumun Gheorghe Piperea, të cilin e akuzoi se po përpiqet që të destabilizojë institucionet europiane përmes pretendimeve të tij të rreme dhe teorive të konspiracionit.