Sulmuesi i Liverpool, Diogo Jota, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë në Spanjë në moshën 28-vjeçare, raportojnë mediat portugeze.

Thuhet se Jota po udhëtonte në një makinë me vëllanë e tij Andre, i cili është gjithashtu një futbollist 26-vjeçar, kur automjeti doli nga rruga. Aksidenti ndodhi në autostradën A-52 në provincën e Zamorës.

Diogo Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për një shumë prej 44.7 milionë eurosh. Që nga ajo kohë, ai regjistroi 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asiste. Me Liverpoolin, ai fitoi Premier League-n në sezonin 2024-25, si dhe FA Cup dhe League Cup në sezonin 2021-22.