Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa komisariate në Tiranë dhe rrethe
Policia e Shtetit ka bërë një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve, si në Tiranë ashtu edhe në disa qytete të tjera të vendit. Më poshtë janë emrat dhe pozicionet e reja:

Idriz Daulle, nga Zëvendësdrejtor i Rendit në DVP Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Besmir Qebini, nga Shef i Komisariatit nr. 5, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga Kukësi, kalon në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda merr drejtimin si Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, më parë Shef i Komisariatit nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në DVP Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini do të drejtojë Komisariatin e Policisë nr. 1, Tiranë.