Analisti Arben Meçe thotë se në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka vepër penale.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se për Veliajn nuk ka prova.

“Erion Veliaj do prishë prova, cilën provë do prishë? Nuk ka asnjë. Unë këtë po them, nuk ka asnjë. Cilat janë provat që do të prishë? Nuk është burgu që pengon intimidimin. Unë po ngre çështje? E ke parë çështjen? Nuk ka prova more zotëri. Unë të them që nuk ka prova. Nuk ka edhe dëshmitarë, nuk kanë të bëjnë me Erionin. E ka përdorur thotë vetë Erioni. “Unë kam ndenjur 7 vjet te shtëpia e vjehrrit, se nuk kisha shtëpi zotëri”. Në këtë kuadër, cili është përdorimi i tij? Është prodhimi i një infrastrukturë të shoqërisë. Kur unë bisedoj me njerëz të ligjit, Gjykata e Lartë dhe e Apelit nuk i shohin çështjet në hollësi, por sheh, Erion Veliaj i plotëson kushtet për t’u larguar nga burgu. Nuk po gjykohen provat e Erion Veliajt. Nuk do të dalë nga burgu ai”, theksoi ai.