Charlize Theron, një nga aktoret më të njohura të Hollywood-it, ka ndarë një rrëfim të papritur dhe të sinqertë në podcastin Call Her Daddy. Në moshën 49-vjeçare, ajo tregoi për një përvojë intime të fundit me një 26-vjeçar, duke e përshkruar si “tmerrësisht të mrekullueshme”.
“Kam pasur takime njënatëshe vetëm tri herë në jetë. Por kohët e fundit ndodhi me një 26-vjeçar dhe ishte perfekte”, u shpreh ajo, duke shtuar se po përjeton një seks më të mirë tani sesa në të 20-at e saj.
Aktorja fituese e Oscar-it foli hapur për mënyrën si e sheh intimitetin sot: “Po bëj seksin që duhet të bëja në të 20-at e mia. Duhet të jemi në gjendje të themi, ‘Dreq, do të përjetoj orgazmë’.”
Përveç jetës intime, Theron komentoi edhe mbi përvojat e saj me aplikacionet e takimeve. Ajo zbuloi se ka përdorur aplikacionin Raya, por nuk është aspak entuziaste për këtë botë virtuale: “Aplikacionet janë të tmerrshme. Më falni djema.”
Me një ton kritik, ajo dha disa këshilla drejtuar burrave që kërkojnë të tërheqin vëmendjen e grave online: “Mos postoni foto me ish-partnere apo selfie para dollapit me dorën në xhep. Nuk dua të di që je CEO i ndonjë kompanie që askush nuk e kupton.”
Theron tregoi gjithashtu se nuk është e lehtë për të të krijojë një lidhje të qëndrueshme, për shkak të ritmit të saj të jetës si nënë beqare dhe grua në karrierë: “Kam dy fëmijë që duhet të shkojnë në shkollë. Kush ka kohë për takime, rruajtje, depilim dhe grim?”
Duke prekur temën e martesës, ajo u shpreh me ndjeshmëri: “Nuk kam pse të martohem. Kam frikë se nuk do të jem në gjendje të shpëtoj nga një marrëdhënie nëse diçka shkon keq. Dhe sipas ligjit të Kalifornisë, pas shtatë vitesh bashkëjetesë, konsiderohesh i martuar.”
Theron përfundoi me një reflektim të thellë mbi veten: “Nuk kam qenë kurrë tipi që kalon nga një lidhje në tjetrën. Nëse do të përfshihem me dikë, duhet të ketë perspektivë afatgjatë.”