Kryeministri Rama në një takim me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit në Berat thotë se në kryeqytet në shtator do të ketë një inovacion start up-i që ka sjellë interesim të shumë arkitektëve. Më tej, Rama tha se do të interesohen dhe punojnë për ndërtimin e muzeut të parë tërësisht me Inteligjencë Artificiale.
“Në Tiranë në shtator do t’i japim arkitekturës bashkëkohore dhe botës një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh që nëse ashtu sicc duket dhe nga interesimi I arkitektëve do të ndryshojë sumë mënyrën sesi funksionojnë studio e arkitekturës.
Me shumë gëzim dhe përgjegjësi do të angazhohem personalisht me strukturat për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë teknologji të re të propozuar muzeun e parë tërësisht me inteligjencë Artificiale. Është e udhës që nga tryezat të bëhen referime të përmbledhura të temave që u diskutuan.”