AFET - Exchange of views with Marta Kos, Commissioner for Enlargement

Parlamenti europian miraton neser raportin per Shqiperine per progresin pergjate 2024. Komisioneria Marta Kos ka vlerësuar progresin e Shqipërisë përgjatë muajve, si dhe punën e SPAK si organi që riktheu besimin tek drejtësia. Kos u shpreh se negociatat për anëtarësim po ecin me një ritëm të paparë më parë dhe se dy grupkapitujt e fundit do të hapen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ky raport vjen në një moment vendimtar, pasi negociatat e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së po ecin me një ritëm të paparë më parë, siç e dëgjuam, me disa arritje të rëndësishme të përmbushura në muajt e fundit dhe të tjera që priten.

Kjo tregon se Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja po vepron duke respektuar qasjen e bazuar në meritë. Ne po punojmë ngushtë me Presidencën daneze për të mbajtur ritmin. Besojmë se edhe dy grupet e mbetura do të hapen sapo të jetë e mundur.”

Më tej, Kos u shpreh se rezultatet e SPAK janë hapa pozitiv dhe se është jetike për vendin tonë që të vazhdojë të tregojë progres në fusha kycce. Ajo tha se SPAK është institucioni më i besuar në vend dhe se duhet mbrojtur dhe forcuar.

“Rezultatet e mira të strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, janë hapa pozitivë që theksohen edhe në raportin e Parlamentit. Është jetike që Shqipëria të vazhdojë të tregojë progres konkret në fusha kyçe. Në këtë kontekst, pavarësia e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, duhet të ruhet plotësisht. SPAK është sot institucioni më i besuar në vend. Kjo duhet mbrojtur dhe forcuar. “